FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raporti i OSBE/ODIHR, vjen reagimi i parë opozitar, Duka: Të nisë shërimi i plagëve!

Menjëherë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR nga “BalkanWeb” për zgjedhjet e 30 qershorit, ka ardhur reagimi i parë opozitar. Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PAA, Agron Duka, shkruan se ky raport është autopsia mbi votën e vrarë në 30 qershor .

Sipas Dukës, nga ky raport duhet të nisë shërimi i plagëve të demokracisë shqiptare

“Raporti i OSBE-së është autopsia mbi votën e vrarë në 30 qershor. Nga ky raport duhet të nisë shërimi i plagëve të demokracisë shqiptare, që kalon detyrimisht nga zbatimi i tij dhe nga zgjedhje të parakohshme, që t’i japin legjitimitetin e domosdoshëm njësive vendore dhe Parlamentit!”, shkruan Duka në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raport, OSBE/ODIHR fliste për raste kërcënimesh, shantazhesh dhe presionesh mbi votuesit dhe administratën, ndërsa kritikonte ashpër edhe KQZ, duke thënë se nuk ishte transparente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?