Raporti ndërkombëtar. Rama, Veliaj dhe Fuga në listën e zezë

Liria e medias, është një element thelbësor në demokracinë e sotme. Është një mjet që qytetarët të mësojnë të vërtetat dhe të mos ndikohen nga propaganda e politikës. Ndaj dhe për të matur lirinë e shtypit në Shqipëri, shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, kanë analizuar sesa i lirë është shtypi në vend. Qëllimi i misionit ishte mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në vend.

Sipas shkrimit të publikuar në ”Europeanjournalists.com”, thuhet se Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka pranuar që të takojë delegacionin e shtatë organizatave globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.

”Ne brenda mundësive, kërkuam që të takohemi me të gjitha palët e interesuara që të njohim dhe ofrojmë një pasqyrë në lidhje me situatën e lirisë së shtypit në Shqipëri”. Sipas këtij raporti, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Endri Fuga janë në listën e zezë të organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e mediat dhe shtypit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas 7 organizatave që kanë ardhur dhe kanë parë situatën në Shqipëri, liria e mediat në vend është shumë e rëndë dhe gati në një diktaturë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata Europiane e Gazetarëve: Situata e lirisë së medias në Shqipëri, vendi drejt diktaturës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?