Reagimet e deputetëve të LSI për djegien e mandateve

Deklarata e ditës së djeshme të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve ka qenë edhe tema e diskutimit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe PD-së. Ndërkohë që LSI nuk ka zyrtarizuar ende qëndrimin e saj, ja se çfarë thonë deputetët e kësaj force.

Klajda Gjosha: Konsensusi i vetëm i opozitës duhet të jetë ”djegia” e qeverisë, për të cilën nënvizon se është në pushtet falë votave të vjedhura.

Kejdi Mehmetaj: Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve! Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë! Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Floida Kërpaçi:  “Çfarë vlere ka mandati kur ai helmon popullin e tij”,- shprehet deputetja e LSI, Floida Kërpaçi. Reagimi i deputetes së LSI vjen debateve lidhur me djegien e mandateve të deputetëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktor Tushaj: “Ky Kuvend, i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është më vendi i kuvendimit. Arroganca e mazhorancës kriminale po fundos vendin”- thekson deputeti i Lezhës, Viktor Tushaj.

Endrit Bramillari: Edi Rama e kthehu Parlamentin në strehë të krimit të organizuar. Ky Parlament është i krimit të organizuar dhe jo i qytetarëve. Këtij Parlamenti i dhimbset më shumë kallçuku dhe kërpudha e Edi Ramës sesa jeta e qytetarëve.

Nora Malaj: Dashuria për popullin që të rrit dhe të mëkon me atdhedashuri e patriotizëm është mandati më i madh i çdo kujt prej nesh! Lotët e popullit tim , në datën 16 shkurt, janë revolta më e madhe e këtij populli që nuk tuten nga diktatura e vendosur nga ky rregjim anti popullor . Fundi i diktaturës është çështje orësh . Populli shqiptarë ka lindur bashkë me lirinë se rrënjët i ka në Iliri e nuk duron dot institucionet e kapura.Fundi i diktaturës është vetëm çeshtje orësh. Për lirinë e vendit tim nuk ka kompromist me të keqen!

Silva Caka:  Kam lindur në qytetin që u çlirua i pari nga pushtimi nazist dhe nuk pranoi zgjedhën e armikut. Sot përfaqësoj më shumë se kurrë ata qytetarë të Skraparit, të cilëve u mohohet buka e fëmijëve, shërbimet bazike dhe e drejta për të jetuar si qytetarë të Europës. Mandati i tyre është për të djegur Edi Ramën! Ashtu siç shporrën pushtuesit, ashtu do të shporrin edhe këtë antishqiptar, që kujton se Shqipërinë e ka gjënë e tij, e mund të bëjë ç’të dojë me të! Kurrë nuk do t’i dorëzohemi krimit, narko-trafikut, varfërisë, oligarkisë, autokracisë e askujt që i përfaqëson ato në qeveri e në Parlament.

Shezai Rrokaj: Në një kuptim të parë jo, sepse ato janë grupime me qasje të ndryshme për progresin social. Por në një kuptim tjetër sjellja e mazhorancës qeverisëse tek ne ka thirrur në skenë një opozitë e cila duhet t’u japë zgjidhje disa problemeve të mprehta sociale, si: Të kthejë shpresën me qëllim që vendi të mos braktiset prej qytetarëve për shkak mungesës së saj, që vjen prej keqqeverisjes. Të ngrihet dhe t’u prijë qytetarëve kundër taksave të larta dhe papunësisë, për një arsim cilësor e shendetësi për të gjithë. Të ngrihet kundër drejtësisë së kapur dhe regjimit oligarkik të PPP-ve, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës. Të ngrihet kundër blerjes së votave, për zgjedhje të lira. Të kërkojë çeljen e negociatave. T’u kthejë besimin qytetarëve se kjo opozitë nuk do të përsërisë gabimet e së shkuarës as edhe gabimet e kësaj qeverie. Gjendja e sotme e shqiptarëve nuk lë shteg për interpretime. Mazhoranca me qëndrimet e saj është drejt diktaturës nëpërmjet kapjes së shtetit në të gjitha hallkat e tij, kurse opozita duhet të veprojë pa mëdyshje duke marrë përgjegjësinë që i takon për të nxjerrë vendin nga kjo situatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?