Reagon Berisha për vizitën e Ramës në Ukrainë: Pse nuk e mori Xhaçkën dhe Peleshin në Kiev?
Reagimi i plotë i Sali Berishës
Të dashur miq, Rama shkoi ne Ukrainë i shoqëruar vetëm nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.
Nga udhëtimi u përjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmja Xhaçka. Udhëtimi i këtyre të fundit u refuzua nga vetë Rama. Kjo, sepse ai e dinte se në bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.
Dihet se Shqipëria nga njëra anë ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, por nga ana tjetër, Edi Rama pranon turistët rusë vrasës, përdhunues dhe pengmarrës në luftën në Ukrainë, të cilët vijnë nga Beogradi në Shqipëri për pushime dhe energji të reja për tu kthyer më pas në front dhe vazhduar genocidin e krimet kundër njerëzimit, kundër qytetarëve të Ukrainës.
Përveç kesaj, Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona. Këto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer në Shqipëri, gojet e tyre që nuk mbyllen kurrë, do të zbardhnin çdo gjë.
KOHA JONË SONDAZH

