Reagon Erion Braçe: Berisha po përdor dhunën në Parlament si gjuhë për drejtësi
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor dhunën mes Parlamentit si gjuhë përkundrejt drejtësisë.
“Jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve, jo karrigeve, është fashizëm.
E gjitha çfarë po ndodh atje brenda dhe po ndodh tani ka të bëjë me raportin e një njeriu me drejtësinë, ky është Sali Berisha.
Po përdor dhunën mes Parlamentit si gjuhë përkundrejt drejtësisë. Karriget do kthehen aty ku ishin, ne do kthehemi në Kuvend, ulur apo ngritur, me apo pa karrige, me mikrofon apo pa mikrofon.
Një grusht deputetësh po kthehen në një milici fashiste. Janë përjashtuar nga seanca plenare për bilbilin dhe daullen”, tha Erion Braçe në një reagim për gazetarët në hyrje të Parlamentit.
KOHA JONË SONDAZH

