FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Taulant Balla kundër Presidentit

Pas akuzave jo etike të kryeministrit Edi Rama në adresë të kreut të shtetit edhe emra të tjerë në PS kanë nisur sulmin ndaj Presidentit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Tulant Balla me një gjuhë të ngjashme me atë të Edi Ramës, madje duket si reagim i shkruar nga e njëjta dorë dhe me frazat që përdor Kryeministri, ka sulmuar sot në rrjetet sociale Presidentit. Edhe Balla niset të flas për kreun e shtetit dhe përfundon të komentet për LSI.

“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur më shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot askënd. Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tone dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet. Por meqë ju kemi dhënë votën si President, ju ftojmë të ruani qetësine sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë”,- shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?