Reforma Zgjedhore, Balla: Gati për teknologji në zgjedhje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pranishëm në tryezën e diskutimit për prezantimin e paketës së amendamenteve të kodit zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR, për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017 deklaroi se grupi i antarëve të PS-së ka prezantuar depolitizimin e zgjedhjeve në dy nivele, atë të KZAZ dhe KQV.
Sipas Ballës kjo çështje ka qenë kërkesë e të gjithve, pa dallim të krahëve politike.
Lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës se po varroset reforma zgjedhore, Balla tha: “Si po varroset reforma zgjedhore, kur po diskutohet se si kemi përkthyer dhe shndërruar fjalë për fjalë rekomandimet e OSBE/ODHIR të zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017 në amendamente të kodit zgjedhor.
“Jam këtu për tju garantuar që 74 vota të PS-së janë gati, pasi me shpresë në Kuvend dhe tyrezë do të vijë dhe opozita ti votojmë. OSBE/ODHIR të marë kohën e nevojshme për ti konsultuar, Komisioni i Vnecias nëse do të gjykohet e nevojshme përsëri gjithashtu, por duhet ta dini që presidenti i republikës deri më datën 20 dhejtor ka hyrë në afatet e dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore. Mund ta bëjë nesër, mund ta bëj me 19 dhejtor. Praktikat më të mira të zgjedhjeve sanksionojnë qartë që ndryshimet në kod zgjedhor duhen bërë jo më vonë sesa 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Si i bëhet që ne po varrosin reformën zgjedhore, kur ne jemi këtu të diskutojmë një draft që e kanë nërë ekspertët. Është plotësim ose përkthim i detajuar i rekmandimeve të OSBE/ODHIR-it”, deklaroi Balla.
Sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, Balla tha: “Ne duam ta realizojmë atë, sikurse rishpreh dhe njëherë në emër të PS-së gatishmarinë tonë për të pilotuar edhe në zgjdhjet e 2019, pavarsisht kohës shumë të shkurtër që na ka ngelur në dispozicion kërkesën për të cilën para një viti PD-ja hyri në çadër për të testuar teknologjinë në zgjedhje. Qoftë me votim të plotë elektronik, qoftë me numërim elektornik si ta mendojnë dhe vendosi komisioni. Jemi të zgjedhur për të diskutuar në sallat e Kuvendit të Shqipërisë.
Në përfundim të fjalës së tij, Balla shprehu keqardhje për ato që e përdorën mbledhjen për të mbajtur fjalime politike dhe që më pas u larguan.
“Nuk besoj që në gjithë këto vite të kemi arritur të kemi një tryezë politike kaq frytdhënëse dhe që ka bërë bashkë edhe partitë parlamentare edhe partitë jo parlamentare”, përfundoi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?