Replika/ Basha i kthehet Ballës me fjalë të forta: Populli do çlirojë…

Replika në Kuvend ka pasur edhe midis kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant ballës dhe kryedemokratit Basha. Ndërsa Balla zbuloi një skenar që sipas tij po përpiqet ta vënë rë skenë PD-ja, Basha i bëri thirrje të largohen nga pushteti.

Sipas Ballës, opozita do të bllokojë reformën zgjedhore me qëllim që Shqipërisë të mos i hapen negociatat në qershor, por nga ana e tij, kryedemokrati Basha tha se në Berlin si Ruçi ashtu edhe Balla kanë marrë përgjigje për regres dhe jo për progres në 5 kriteret për integrimin.

“Zoti Basha ke takuar një prej këshilltarëve të CDU/CSU, por ne sapo kemi takuar figurën më historike të kristiandemokratëve, sot presidenti i Bundestagut, që e falenderoj për mbështetjen për hapjen e negociatave. Megjithatë përpjekjet tuaja antishqiptare ka një përpjekje ti e ke për të bllokuar negociatat e kanë marrë një përgjigje në Berlin zoti Basha. Harroje se do bllokoni reformën zgjedhore dhe me të negociatat”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në replikë, Basha u shpreh se: “Zoti Ruçi e di që Shqipëria ka regres dhe jo progres në 5 kriteret, ju e dini mirë se ishit vetë në Berlin. Populli do vijë ta clirojë këtë sallë edhe njëherë po ua them: Thirrini arsyes kujtohuni çfarë ju thanë në Berlin. Mos ta humbim për herë të tretë hapjen e negociatave për shkak të një emri. Thirrini arsyes, se qytetarët do marrin institucionet në duart e tyre”,- vijoi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?