Reporterët pa Kufij kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s: Po kërcënohet liria e medias

Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audio-vizive, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita.

Në reagimin e tyre, ata kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.

Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij si anëtare e AMA-s që duhet të jetë institucion i pavarur, pa pritur parlamentin e tij pa përfshirë partitë opozitare. Dënojmë demostrimin arrogant të kërcënimit të pushtetit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente“, shkruhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?