Rezultat historik në Kavajë, Sakja: 92% e qytetarëve refuzuan Ramën

Kavaja është një qytet që ka pritur demokracinë e para dhe qyteti i parë që me demostrata doli kundër regjimit komunist, të njëjtën gjë tregoi edhe në këtë 30 qershor, duke braktisur votimet. Kavajësit bojkotuan masivisht zgjedhjet moniste të Kryeministrit Edi Rama.

 

Menjëherë pasi orari zyrtar i votimeve u mbyll sa ora shkoi 19:00, Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, përmes një postimi në facebook, falenderoi të gjithë qytetarët e bashkisë së madhe të Kavajës, që treguan vlerat demokratike. Sipas informacioneve, në qytetin e Kavajës kanë votuar vetëm 5208 qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Sakja thotë se: ”Keqardhje për ju që votuat për të gjithë familjen, ju që votuat mbi 4 herë. Ju kemi të dokumentuar dhe të identifikuar. Keqardhje që nuk u ngritët dot në lartësinë e shpirtit të lirë e demokrat kavajas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si kurrë më parë, në Kavajën historike të demokracisë, nuk ka pasur kaq pak votues. E kundërta ndodhi në zgjedhjet paraprake të 2017, ku kavajësit mbështetën fuqishëm kreun aktual të Bashkisë, Isa Sakjën, me 11, 155 vota.

Qytetarët e Kavajës, kanë treguar se kjo e dielë është ditë plazhi. ”E mirë ishte që të kishim mundësi zgjedhje por meqë nuk kemi, për të mbrojtur të drejtën e votës do të votojmë”, thotë një pushues. ”Zgjedhjet janë të jashtëligjshme, preferoj të rri këtu me pushime”, thotë një tjetër. Kavaja është një qytet që ka pritur demokracinë e para dhe është qyteti i parë që me demostrata doli kundër regjimit komunist, të njëjtën gjë po tregon edhe në këtë 30 qershor, duke braktisur votimet.

Postimi i plotë

Faleminderit Kavaja! Faleminderit qytetare te bekuar te bashkise se madhe Kavaje, qytetare te Luzit, Golemit, Synejit dhe Helmasit qe refuzuat dhe perbuzet me trimeri farsen e sotme elektorale!

Nga monitorimet tona te filmuara ne cdo qender nga anetaret e mbeshtetesit tane, nga media lokale dhe ajo kombetare per 12 ore rresht rezulton te kene votuar 5208 vete nga 63445 votues te regjistruar ose rreth 8% e personave me te drejte vote. Faleminderit qe sfiduat presionin!

Keqardhje per ju qe votuat per te gjithe familjen, ju qe votuat mbi 4 here. Ju kemi te dokumentuar dhe te identifikuar. Keqardhje qe nuk u ngritet dot ne lartesine e shpirtit te lire e demokrat kavajas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?