Rilindja i hoqi tre mandate deputeti LSI-së nga “lumi” i votave të pavlefshme

Tashmë ka mbaruar numërimi i të gjitha kutive të votimit, ku Partia Socialiste u shpall fituese me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 59 mandate, LSI me 4 dhe PSD me 3 mandate. E thënë kjo nga jo pak analistë të njohur, zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale. Mjafton të analizosh mandatet e “fituara” nga PSD e Tom Doshit, i cili me vetëm 35, 477 vota arriti të merrte tre mandate deputeti, dy në Shkodër dhe një në Tiranë.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim me 170, 522 vota, një numër i madh votuesish, arriti të merrte vetëm katër mandate. Kjo si rezultat i ndryshimit të kushtetutës dhe kodit zgjedhor në interes të Partisë Socialiste.

Shumëkush mund të këtë ngritur pyetjen, se si është e mundur që dhjetra mijëra vota të pavlefshme janë shpallur gjatë procesit të numërimit, numri më i madh ndonjëherë në histori, plot 83019 fletë votimi, sipas të dhënave të KQZ-së. Kaq shumë vota të pavlefshme sa është konsideruar si “Forcë e katërt”, ose ndryshe votat e LSI, të cilat janë zhgarravitur qëllimisht nga numëruesit e Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota të pavlefshme, të përkthyer në mandate deputeti për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?