FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rinisin diskutimet për reformën në drejtësi, SHBA-BE: Miratojeni

Pas bllokimit për ditë të tëra, opozita ka pranuar të ulet sot në tryezën për reformën në drejtësi.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe SHBA me BE-në, me anë të një deklarate të përbashkët. Ato kërkojnë që kjo reformë të miratohet sa më parë, pasi është vullneti i shqiptarëve.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?