Rreth 2 orë në Kryeministri me Kostelancik, përfundon takimi i Ramës me zyrtarin amerikan

Sapo ka përfunduar takimi prej rreth dy orësh i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik në ambientet e kryeministrisë.

Ky takim vjen një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, I pari në historinë demokratike të vendit pas vitit ’90 pa opozitën zyrtare e cila dogji mandatet që prej shkurtit të këtij viti.

Kostelancik përpara se të takohej me Ramën, është pritur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, më pas nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke vijuar më kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nuk ka një qëndrim apo koment as nga ana e kryeministrit, as nga ana e zyrtarit ameriakan lidhur me temat që janë diskutuar në këtë takim ui cili kishte nisur që prej orës 17:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi me Bashën

Takimi në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha zgjati për më shumë se një orë.

Në përfundim, Basha në një status në twitter thotë se disktuimi me Kostelancik ishte konstruktiv dhe i përqëndruar në dalimin e mosndëshkimit për politikanët.

Basha: Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në @StateDept. Përqendruar në ndalimin e mosndëshkimit për politikanët dhe rikthimin e sundimit të ligjit; përfundimi i kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A.

Takimi me Kryemadhin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i shprehu  Kostelancik vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarde, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin evropian të Shqipërisë”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në lidhje me krizën aktuale politike e institucionale që ka përfshirë vendin.

90 minuta takim me Ruçin

Takimet intensive të zyrtarit amerikan kanë nisur në 11:00 me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, me të cilin qëndroi përreth 90 minuta. Në përfundim nuk pati asnjë prononcim për mediat, ndërsa sipas njoftimit nga zyra për shtyp e Kuvendit në fokus të bisedimeve ka qenë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Ruçi ka nënvizuar se pa kontributin e SHBA-së, reforma në drejtësi nuk do të ishte e mundur.

Drejtori David Kostelancik falënderoi kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai nënvizoi mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi. “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”,- vuri në dukje drejtori Kastelancik.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Kostelancik në orën 15:30 do të takojë kryetaren e LSI-Monika Kryemadhi.

Axhenda e takimeve do të përmbyllet në orën 17:00 të pasdites, ku zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Tirana pritet ta vizitohet gjatë muajit shtator nga zyrtarë të lartë evropianë por edhe nga SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?