Rrëzohet avioni me 157 pasagjerë. Nuk flitet për të mbijetuar

Një avion i Airlines Ethiopian që udhëtonte nga Addis Abeba në Nairobi me 157 persona në bord u rrëzua sot. Mediat e huaja raportojnë lajmin duke iu referuar deklarates zyrtare të bërë nga vetë kompania e fluturimit.

“Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në orën 08.44,”, raporton Reuters, duke iu referuarnje zëdhënësi por pa i permendur emrin.

Aeroplani Boeing 737 mendohet të ketë transportuar 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi, tha kompania në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që është rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit” tha kompania ajrore.

“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithshka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi ajo.

Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?