Rrokaj: SHBA dhe BE, të dërgojnë komisione faktmbledhese për gjendjen

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka thënë se në vend duhet që SHBA dhe BE, të dërgojnë komisione faktmbledhëse për gjendjen, të cilën e quan të rënduar. ”Papërgjegjshmëria e mazhorancës për reflektuar, nga ana tjetër dhe ”bërja palë” me të e një pjese të trupit diplomatik kërkon një dinamikë të re komunikimi të drejtpërdrejtë të opozitës me qeveritë e vendeve aleate, ku të evidentohet në detaje situata në vend dhe të kërkohet ardhja e komisioneve faktmbledhëse prej qeverive të tyre”,-thotë Rrokaj.

Postimi i plotë

Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhese për gjendjen e rënduar në Shqipëri. Pjesëmarrja e madhe në protestën e 16 shkurtit ishte një goditje ndaj keqqeverisjes së mazhorancës si dhe një dëshmi e situatës në vend që po shkon në prag kolapsit politik. Papërgjegjshmëria e mazhorancës për reflektuar, nga ana tjetër, dhe ‘bërja palë’ me të e një pjese të trupit diplomatik kërkon një dinamikë të re komunikimi të drejtpërdrejtë të opozitës me qeveritë e vendeve aleate, ku të evidentohet në detaje situata në vend dhe të kërkohet ardhja e komisioneve faktmbledhëse prej qeverive të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?