Ruçi: Parlamenti shqiptar, mbështetje të plotë për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Enver Hoxhaj, Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Integrimit i Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua mbi përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë. Kosova ndodhet para fazës përfundimtare të vendim-marrjes për liberalizimin e vizave dhe në këtë fazë është e domosdoshme intensifikimi i kontakteve e bashkëpunimit me qeveritë e vendeve anëtare për kurorëzimin me sukses të këtij procesi.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin aktiv të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe shtetasit e saj.
Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Zëvendëskryeministri Hoxhaj biseduan edhe mbi çështjen e shumëdebatuar në Kosovë mbi korrigjimin e kufijve dhe u shprehën në një mendje që procesi i negociatave me Serbinë duhet të niset nga dy premisa themelore: unifikimi i qëndrimeve politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës dhe garantimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.
KOHA JONË SONDAZH

