FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji: Rama premtoi rilindje, por solli rrënim

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook, një video me premtimet e kryeministrit Rama 7 vite më parë dhe shprehet se nuk sollli rilindje por rrënim.

Sipas tij, Rama premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë qytetarë për azil.

Salianji shkruan se kryeministri premtoi taksim të ndershëm, rend dhe siguri, barazi para ligjit, Shqipëri të ndershme, por favorizoi të vetët dhe lehtësoi oligarkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji thotë se Ramën tashmë e qeshin dhe njerëzit që ka afër, por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat pikërisht ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Salianjit në Facebook

Premtoi Rilindje, solli rrënim

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?