Salianji: Skandal, policia ka përgjuar ilegalisht Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka dhënë një USB, gazetares së emisionit “Open” Eni Vasili që ta shfaqë.

Sipas tij aty duket qartë se si policia dhe prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas Salianjit kanë qenë në përgjim edhe gazetarë dhe televizione.

“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre ose ju ka rrëshqitur, prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe ne nuk do ta lëmë me kaq” – tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?