Sami Neza: Projektligji për mediat është censurë

Gazetari dhe njëkohësisht anëtari i AMA-s Sami Neza i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se ligji antishpifje nuk duhet miratuar.

Neza deklaroi se ky projekt-ligj kufizon lirinë e shprehjes, ndërsa ka shtuar se po ashtu media mund të vetë-përmirësohet.

“Këshilli i AMA-s është shprehur kundër këtij projekt-ligji, për disa arsye, por arsyeja kryesore është parimi i vetërregullimit. Media mund të rregullohet me parimin e rregullimit. Po ashtu është edhe cenim i lirive të shprehjes. E dyta Në dy vitet e funditka pasur shumë diskutime në  lidhje me këtë ligj. Në asnjë rast nuk sugjerohet që mediat e shkruara ose online të rregullohet përmes institucioneve publike ose të balancuara”, tha Neza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?