Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, Vuçiç: Të gjithë të mirëseardhur! Kjo nismë nuk mund të ndalet
Në fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur, Presidenti Vuçiç ftoi Prishtinën dhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës, teksa propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.
“Kjo është iniciativë e njerëzve nga Ballkani, e atyre që e kanë kuotuar se duhet të lidhen dhe se mund të zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kemi arritur të zgjidhim disa probleme bilatreale. Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt përveçse të jemi miq dhe të punojmë për qytetarët tanë. Falënderoj Varhelyin që është këtu. Kjo iniciativë është diçka që nuk mund të ndalet. Çdo vit të ardhshëm të ketë sa më shumë bashkëpunime. Është me rëndësi të them që duhet të formojmë grupe punuese dhe propozojmë që të jetë në Serbinë jugore, para samitit të madh që kemi, në fund të verës në Beograd.
Duhet të diskutojmë se çfarë do të diskutojnë njerëzit. Duhet të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë për turizmin. Njerëzit nga Serbia po shkojnë në bregdetin shqiptar. Ne t’i ftojmë miqtë tanë që të vizitojnë Serbinë tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa që e bëmë, këtë nuk mund të ndalojë askush. A do na hapen negociatat varen nga të tjerë jo nga ne. Ne presim helikopterë të specializuar për fikjen e zjarreve sepse presim verë të nxehtë dhe më pas të ndihmojmë miqtë tanë të Maqedonisë dhe Shqipërisë“,- tha Vuçiç.
KOHA JONË SONDAZH

