FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti i BE-së në Tiranë, këshilltarja e kryeministrit tregon çfarë fiton Shqipëria

Më 6 dhjetor për herë të parë në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkani Perëndimor. Odeta Barbullushi, këshilltarja e kryeministrit Rama tregon domethënien që ka organizimi i samitit.

“Është samiti i parë që organizohet në rajon dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse nënvizon mesazhin e rëndësisë që ka rajoni për Bashkimin Evropian. Ka domethënie politike, diplomatike, por edhe konkrete. Tregohet besim i madh duke i thënë pikërisht Shqipërisë këtë lloj vizibiliteti”, deklaroi Barbullushi.

Nga ana tjetër, ajo thekson edhe se “Vitet e fundit ka prezencë të shtuar të vendit tonë në skenën evropiane, sa i përket rolit në përballimin e krizave dhe kontribuimin në sfidat e përbashkëta të sigurisë evropiane. Kemi pasur presidencën e OSBE-së dhe përveç organizimit të këtij samiti, kemi marrë edhe mandatin e organizimit të samitit të Procesit të Berlinit”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?