Samiti i dytë i Diasporës, themelet për çerekshekullin e ardhshëm

Pas regjistrimit dhe ceremonisë së mirëpritjes së pjesëmarrësve për në Samitin e dytë të Diasporës shqiptare, mbrëmjen e së enjtes, e premtja ka nisur me sesionin qendror kuvendues.

Në organizimin që po zhvillohet në “Expo City” në periferi të kryeqytetit pritet të mbajnë fjalën e tyre personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Hashim Thaçi, politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe ministri i Shtetit për Diasporën, zoti Pandeli Majko.

Në këtë samit pritet të diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat nga “shtëpia jonë” për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?