“Së bashku në 2 mars”, Meta ndan mesazhin e studentit: Thirrje e mençur

Njëstudent ka argumentuar në rrjetet sociale se përse më 2 mars do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën. Ai shkruan se “Kur thirrjen e bën Hoxha, nuk po shkon për Hoxhën, por për Allahun! Kur thirrjen e bën Prifti, nuk po shkon për Priftin por për Zotin. Kur thirrjen e bën Presidenti, nuk po shkon për Presidentin por për Shqipërinë”.

Ky publikim në rrjetet sociale është postuar dhe nga Presidenti Ilir Meta në Facebook, i cili shprehet: “Falenderim për këtë mesazh të mençur dhe mirëshpjegues! Së bashku për Kushtetutën! Së bashku për Shqipërinë!”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falenderim për këtë mesazh të mençur dhe mirëshpjegues!

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku për Kushtetutën!

Së bashku për Shqipërinë!

Me të gjithë shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! ?? #PërKushtetutën #PërShqipërinë

Mesazh në Fabcebook nga Don Pjetri

“Kur thirrjen e bën Hoxha, nuk po shkon për Hoxhën, por për Allahun!

Kur thirrjen e bën Prifti, nuk po shkon për Priftin por për Zotin.

Kur thirrjen e bën Presidenti, nuk po shkon për Presidentin por për Shqipërinë.

(Po të ishte dhe vetëm për Presidentin, do dilja patjetër.

Është detyrë morale ,pasi gjatë protestës studentore ,është i vetmi instuticion që e mbështeti hapur dhe i vendosur protestën studentore,dhe bëri rikthimin e dekretit për buxhetin e shtetit, uke i dhënë një shpresë studentëve dhe një mundësi qeverisë për reflektim)!

2-Mars për Shqipërinë!”.

Lexoni edhe..

Editorial i “Koha Jonë”: Dy betejat e Ilir Metës për Kushtetutën

Presidenti Meta paralajmëron “Pranverën shqiptare” në 2 mars

“Do vijmë nga Amerika”, Meta komentuesit: Shqiponjat kthehen në folenë e tyre

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?