PS rrëzon Milon për kreun e KLSH, u propozua nga Presidenti Meta

Komisioni i Ekonomisë, i përbërë me anëtarë nga Partia Socialiste dhe nga ”opozita e re”, ka rrëzuar dekretin e Presidetit Ilir Meta që propozonte emërimin e Petraq Milos, si kryetar i KLSH-së. Komisioni vlerësoi se janë disa procedura dhe krietere që nuk janë përmbushur për dekretimin e Petraq Milos. Deputetët socialistë thanë se zoti Milo nuk e ka besimin e mazhorancës. Dekreti do të votohet më pas në senacë plenare.

Milo ka pasur disa pozicione në administratën shtetërore, mes të cilave këshilltar për ccështjet ekonomike dhe fiskale i kryeministrit gjatë qeverisë së Sali Berishes kur ka qenë në detyrë dhe anëtar i Këshillit Mbikqyres i Bankës së Shqipërisë.

Ky është dekreti i tretë që mazhoranca socialiste rrëzon për emërimin e Kryetarit të Lartë të Shtetit. Më parë janë rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushes dhe Bahri Shaqirit. Mandati i kryetarit aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj ka përfunduar që në fund të 2018-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Petraq Milo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë. Milo ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha për gati 8 vite. Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca më 17 korrik, thuhet se nuk gjendet një kandidat më i përshtatshëm për kreun e KLSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?