Shehu: Tjetër gjoditje e qeverisë ndaj SHBA-së
Deputeti i PD-së Tritan Shehu, njëherësh edhe zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm parlamentar, përmes një postimi në facebook, akuzon se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB.
Sipas tij, të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.
”Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është në vazhdën e të tillave qëndrimeve të Qeverisë sonë në dhjetor në OKB, vijoi me konferencën islamike e me tej në Gjenevë”, shkruan Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

