Shembja e Teatrit, Basha: Qeveria kërkon të pastrojë paratë e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet tek Tetari Kombëtar, në mbështetje të aktorëve. Gjatë fjalës së tij, shefi i selisë blu, tha se shembja e Teatrit është një projekt kriminal dhe shërben për të pastruar paratë e drogës.
“Është një projekt grabitje, një projekt kriminal. Qëllimi është grabitja e kësaj toke dhe për të pastruar paratë e drogës, me një arkitekt të dënuar në Itali. Është për t’i rrëmbyer kryeqyteti Teatrin Kombëtar dhe për të pasuruar Edi Ramën dhe për të pastruar paratë e drogës. Teatrin e kanë mbrojtur aktorët. Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale. Kjo që po ndodh sot me Teatrin, nesër do ndodhë tek shtëpinë e shqiptarëve”, tha Basha.
Basha është shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe ish-deputetët Ervin Salianji, Albana Vokshi, Klevis Balliu. Ai tha se PD do vijojë të mbështesë aksionin e Aleancës për Teatrin për të mbrojtur godinën.
KOHA JONË SONDAZH

