FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shembja e Teatrit jehonë në mediat ndërkombëtare, AP: Policia u përlesh me protestuesit, Monika Kryemadhi u fut në furgon policie!

Protesta që po zhvillohet prej 10 orësh në Tiranë për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar ka marrë rëndësi edhe në mediat ndërkombëtare.

Për zhvillimet në Tiranë, Associated Press shkruan: “Policia shqiptare është përleshur me mbështetës të opozitës, të cilët po protestonin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar të vendit në kryeqytetin e Tiranës”.

Në shkrim theksohet se “Policia largoi me forcë një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës nga ndërtesa e Teatrit mëngjesin e kësaj të diele para se makineritë e rënda të fillonin ta rrëzonin atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i qeverisë për të shkatërruar Teatrin e vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që e donin atë të rinovuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk e kanë komentuar raportimin.

Pamjet televizive treguan Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe bashkëshorte e Presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është kryesisht një post ceremonial.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u kërkoi qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit”,- sqarohet ne shkrimin e AP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?