FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klodiana Lala dhe Artan Hoxha akuzojnë kryeministrin: Gjyqtari dhe prokurori largohen nga detyra nëse takon një kriminel, po ju zoti Rama që keni dalë edhe foto me ta?!

Kryeministri Rama në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu bëri sherr të madh me gazetarët Klodiana Lala, Robert Rakipllari dhe Artan Hoxha sapo e akuzuan se shoqërohet me persona të inkriminuar. Gazetarët i dhanë fakte, bile i treguan një fotografi se kishte dalë në foto në Elbasan me një person që akuzohet për krime të rënda. Po kështu ata e akuzuan se ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka dhënë garanci gjykatës së Durrësit për lirimin e një mafiozi në Durrës e ku person ka punuar duke blerë vota për PS-në. Po kështu Fevziu i tha kryeministrit se shumë nga personat e akuzuar për krime punojnë për PS-në. Në këtë moment Edi Rama nuk e përmbajti veten, sidomos me gazetaren Lala.

Më pas gazetari Artan Hoxha shtoi se nëse një prokuror apo gjyqtar konstatohet nga Vettingu se është takuar apo ka foto me një person të inkriminuar, ai pushohet nga detyra mënjëherë. Ndaj edhe ju si kryeministër duhet të mbani përgjegjsi për fotot me kriminelët.

Kryeministri Rama u justifikua me faktin se ai del në popull dhe kushdo mund të bëjë foto me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?