Shezai Rrokaj: ‘Ku fle lepuri’ me vonesat e pagave në universitete

Vonesa në paga tanimë është denoncuar jo vetëm nga politika, por edhe nga vetë pedagogët. Megjithatë ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj dhe ish-dekani i Fakultetit Histori-Filologji, tashmë deputetë të LSI-së, Shezai Rrokaj shpjegojnë qartësisht se çfarë ka ndodhur.

Shpjegimi i Rrokajt:

‘Deklarata e MASR për pagat ka të pavërteta. Të ardhurat e tyre universitetet i trashëgojnë qysh prej Ligjit të 2007-ës. Si rregull, me kalimin në parlament të buxhetit ai u kalohet ministrive dhe prej tyre institucioneve të varësisë. Pra, nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një ‘betejë’ me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Zakonisht, këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund ketë ndodhur për shkak të mos grumbullimit të të ardhurave mbi të cilat mbështetet fondi i pakushtëzuar i buxhetit të shtetit.’

Shpjegimi i Malajt:

‘Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre , duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “Skeni parë gjë akoma!”Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi . Më mirë heshtni , sase justifikoheni !!!Heshtja në këtë rast , do të thoshte populli , është kapak floriri , për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?