“Shifrat nuk janë zyrtare”, kreu i KQZ-së sqaron pjesëmarrjen në votime: Nuk është e besueshme
Klement Zguri ka dal ditën e sotme në një deklaratë të shkurtër për media ku ka theksuar se të gjitha shifrat e publikuara deri më tani nuk janë të konfirmuara nga KQZ dhe ato janë të marra nga KZAZ-të nëpërmjet komunikimeve telefonike.
Ndërkohë që sipas Klemet Zgurit të gjitha këto shifra nuk janë të besueshme.
I pyetur nëse do të shkoj të votoj Zguri nuk ka dhënë një përgjigje.
Fjala e Klement Zgurit:
“Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këtoj janë shifra nga KZAZ të marra me telefon.
Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijn përmes komunikimit telefonik.
Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik.”
KOHA JONË SONDAZH

