Shoqëruesit braktisin Gardën, por jo Berishën
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Garda e Republikës ka hequr truprojat për ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha. Ish-kryeministri ka komentuar vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen ligjore. Berisha tha se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë mes qytetarëve.
“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”,-tha Berisha për ”Ora News”.
Ndërkohë mësohet se oficerët e Gardës që ruajnë Berishën kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen nga detyra shtetërore dhe do të vijojnë të punojnë pranë ish-kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

