Shpifja, Rama: Do çoj Berishën në gjyq
Paketa anti-shpifje e qeverisë ”Rama 2”, do të çojë në gjyq ish-kryeministrin Sali Berisha. Këtë të paktën lë të nënkuptuar statusi i Kreut të qeverisë, Edi Rama. Shkak është bërë një postim i Berishës, ku sipas qytetarit digjital, Rama blen këmisha 23 mijë dollarë në New York.
Sipas Ramës, këmishat ja qep Arjani dhe me lekët e gjyqit, kreu i qeverisë, pohon se do bëhen përparëse kopshti. Berisha ende nuk ka reaguar ndaj këtij qëndrimi të kryeministrit Rama.
”S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”,shkruan Rama në Twitter.
S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë👍Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti👫 pic.twitter.com/Li88VXnl8A
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2018
KOHA JONË SONDAZH

