Shqipëria në BE, Irlanda dhe Finlanda skeptike për votën e qershorit

Pas Francës dhe Holandës edhe dy vende të tjera të unionit shprehen skeptike për votën e Qershorit për Shqipërinë. Ministrja e Shtetit Irlandez për Çështjet Evropiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit me kusht mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave, raporton Ora News.

Helen Mcentee: Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se në së Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës europiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj.

Samuli Virtanen: Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritur që ti bashkohet BE-së pasi të jenë përmbushur kriteret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dy shtete të unionit do të japin ekspertizën e tyre në projektin prej 5 mln euro të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Soreca: Legjislacioni ynë është shumë i qartë, artikujt ushqimorë nuk mund të importohen në së nuk respektojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE-së. Të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë dhe të garantojnë prodhimin e ushqimit të sigurt për konsumatorët.

Çuçi: Ne jemi në fazën e një strukturimi të plotë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të një reforme kryesore të shërbimit veteriner.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare dhe pritet të kontribuojë për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?