FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët, të parët në Europë për krijim partish

Shqiptarët në të gjitha trevat ku ata banojnë renditen të parët në Europë për frymë popullsie sa i përket krijimit të partive politike. Padyshim vendin e parë për krijimin e subjekte politike ndër shqiptarë e mban Tirana zyrtare me 113 parti politike te regjistruara në Gjykatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të 2015 morën pjesë 61 subjekte politike zgjedhore.

Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës nga 1990-2013, janë regjistruar gjithsej 118 subjekte, duke shënuar kështu shifrat më të larta se në çdo vend të Europës. Pa përmendur këtu listën e partive të regjistruara rishtas si FRD, AKZ, PDIU, etj.

Ndërkohë që numri i votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 të thirrur të merrnin pjesë në votime ishte 3.2 milionë shtetas, 157 mijë prej të cilëve votues për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Republikën e Kosovës me një popullsi rreth 2 milion banorë shqiptarët kanë arritur të krijojnë në letra mbi 80 parti, aq sa në zgjedhjet lokale të 2013 u futën në garë 105 subjekte politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku tek 50 mijë banorë dhe me rreth 30 mijë votues ekzistojnë 6 subjekte politike dhe në Luginën e Preshevës janë 7 parti politike.

Natyrshëm lind pyetja se cila është arsyeja e krijimit të kaq shumë partive politike ndër shqiptarë? Duket se një element i përbashkët gjendet në faktin se partitë janë “parti kryetarësh” dhe jo idesh apo vlerash përfaqësuese.

Po t’i analizosh programet apo statutet e partive politike shqiptare pjesa më e madhe e tyre janë kopje të mira dhe të këqija të partive të tjera, ku me vështirësi gjen ndonjë faktor dallues. Dalldia e formimit të partive politike ndër shqiptarë ka krijuar një inflacion zhvlerësues të dobësimit të komuniteteve përballë qeverisjeve.

Programet qeverisëse në të shumtën e rasteve e këtyre subjekteve politike reduktohet në menaxhimin pushtetit sesa në përfaqësim komuniteti. Disa subjekte duke u bërë palë dhe ndër-palë me pushtetin kanë fuqizuar dukshëm ndërmjetësimin personal kundrejt atij institucional. – “JavaNews”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?