Shtetësia shqiptare, Presidenti Ilir Meta në shërbim të qytetarëve

Presidenti Ilir Meta e ka kthyer faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” jo vetëm një dritare informative lidhur me aktivitetet e tij si Kryetar i Shtetit, por edhe në një mundësi për zgjidhjen e problematikave që hasin qytetarët lidhur me marrjen e shtetësisë shqiptare.

I tillë është rasti i një qytetari, i cili teksa rrëfen origjinën e tij të prindërve, shprehet se jeton në Kosovë, ndërsa thekson se i është refuzuar kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Duke iu referuar këtij shqetësimi, Presidenti Meta në komunikimin e tij me qytetarin thekson se është interesuar personalisht për rastin në fjalë dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin “Naim Peposhi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje z. Peposhi! U informova nga administrata për rastin tuaj dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin Naim Peposhi. Ndoshta këto kërkesa janë depozituar në Ministrinë e Brendshme, por për sqarime të mëtejshme në lidhje me proçedurat e marrjes/fitimit të shtetësisë shqiptare dhe trajtimit sipas ligjit, ju mund të kontaktoni në këto numra +35542389801; +35542389853 me zyrën përkatëse që trajton çështjet e shtetësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu kur të jeni në Tiranë nëpërmjet numrave të mësipërm, ju mirëpres për një takim miqësor në zyrën time. Me respekt, Ilir Meta”- shprehet në përgjigjen e tij, Presidenti Meta.

Lista e Dokumentave për të fituar shtetësinë shqiptare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?