Shtyhen me tre muaj hetimet për ish-ministrin Sajmir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish ministrin Saimir Tahiri.

Kjo prokurori vijon të jetë në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania.

Nesër përfundon afati dhe nëse ndodh kjo është hera e tretë e zgjatjes së afateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet e hetimit, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve vendosi ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9- të të pandehur, mes te cilave edhe Habilajt për katër akuza.

Aktualisht kanë mbetur në hetim tre ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri i Brendshëm të cilët akuzohen se kanë qënë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombetar të lëndës narkotike .

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahirin, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e  Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e tahirit në trafikun e drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?