Skandal në Skrapar, komisionerët urdhërohen që të mbushin kutitë
Nga Gëzim Tomorrica
Sipas të dhënave të KQZ në Skrapar deri në orën 16:30 janë 2900 votues. Të shqetësuar për pjesëmarrjen e ulët në votime me urdhër nga strukturat e PS urdhërohen komisionerët që të fillojnë mbushjen e kutive me vota fiktive.
Sipas raportimeve në terren rezulton që në fshatin Strafickë është mbushur kutia me fletë votimi me 18 vota më shumë se numri i zgjedhësve. Ky urdhër në funksion të sigurimit të pjesëmarrjes, po zbatohet dhe në zona të tjera të Bashkisë Skrapar.
Vlen të theksohet se Skrapari është një zonë me një konfigurim gjeografik të thellë me zona mjaft të izoluara dhe në mungesë të vëzhguesve,mungesës së komisionerëve opozitarë ky urdhër do të materializohet me një manipulim të pastër zgjedhor që do të çojë në deformim të vullnetit të votuesve me qëllimin e vetëm justifikimin e fitores së kandidatit në një proces fals pa garë.
KOHA JONË SONDAZH

