Skandal, Vasili: KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun

Në mbledhjen e së premtes Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shqyrtuar edhe kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, ku anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrativë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar LSI-ja. Petrit Vasili teksa e cilëson si qesharake këtë qëndrim, ku pohon se KLP kontrollohet nga Qeveria dhe se i shërben shërbëtorëve të Qeverisë në prokurori, ku përmend edhe Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku.

”Arta Marku ja mbyll pa ja hapur çështjet Edi Ramës edhe kur i bën thirrje policisë të flakë uniformat dhe të bëjë vota për rilindjen, edhe kur mashtron që ka bërë ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës, edhe kur kërcënon oficerin e policisë Emiljano Nuhu dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal përmes KLP së kapur”,-shkruan Vasili në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Turp dhe faj, KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!!

KLP u be njesh me antiligjin, duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria. Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut? Keta na qenkan vetem per emerimet, qe i urdheron Edi Rama? Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin. Nje tjeter prove kjo e sotmja, qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.

Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen,edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes, edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.

Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi. Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur. Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit, lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte. Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?