Skandalet nuk kanë fund. Votojnë 27 mijë lushnjarë, Tushe fiton me 28 mijë

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të 30 qershorit vijon të shoqërohet me pasaktësi të shumta.

Një tjetër kandidat i Partisë Socialiste rezulton të jetë shpallur fitues, duke marrë më shumë vota nga sa ka qenë numri i votuesve. Këtë radhë, skandali ndodh në Bashkinë e Lushnjes. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati socialist i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili ka marrë për herë të tretë drejtimin e kësaj bashkie, këtë radhë është shpallur fitues me 28 086 vota.

Por, po sipas të dhënave të KQZ, rezulton që në Bashkinë e Lushnjes të kenë votuar 27 243 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?