Skandali i radhës/ Votojnë 7600 votues, kandidati i PS fiton me 7772 vota
Pak e nga pak skandalet në votimet monopartiake të Edi Ramës po dalin në pah.
Pas fitores 100 përqindëshe të kandidates së Edi Ramës në Bashkinë e Urës Vajgurore, e cila kishte marrë 1766 vota më shumë votues, ndërkohë që zbulohet një tjetër fitore e tillë. Në bashkinë e Malësisë së Madhe ka ndodhur çudia e radhës.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së në këtë bashki në 30 qershor kanë votuar 7600 qytetarë.
Por pas numërimit të kutive kanë rezultuar se brenda ishin 8265 vota.
Në Malësinë e Madhe ka fituar kandidati i Ramës Tonin Marinaj me 7772 vota ose thënë ndryshe 122 vota më shumë se votues.


KOHA JONË SONDAZH

