Skandali, ikin dritat para konferencës në Presidencë, Meta: OSHE ka filluar fushatën

Presidenca njoftoi sot në orën 18:30 daljen në një konferencë për mediat të kreut të shtetit Ilir Meta. Pak minuta para nisjes së konferencës me gazetarët, si rrallë herë në ambientet e Presidencës u fikën dritat. Shkëputja e energjisë në institucione si Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi është diçka që nuk ndodh rastësisht dhe as pasojë e ndonjë defekti, sepse statusi i veçantë i këtyre ndërtesave kërkon dhe monitorim të përhershëm nga ana e OSHE-së.

Duket se drejtues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë kanë zgjedhur të ndalojnë konferencën e kreut të shtetit duke përdorur metoda amatore si fikja e dritave.

Konferenca u vonua 20 minua dha kreu i shtetit ironizoi situatën e krijuar duke deklaruar se dhe OSHE ka nisur fushatën elektorale. “Ndjesë për vonesën por na ikën dritat në presidencë, ndaj e kishim të pamundur të lidheshim në kohë. S’e kuptova, ka nisur edhe OSHEE fushatën elektorale”, ironizoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?