Skandali/ Shërbimi sekret turk e mori mësuesin gylenist

Mësuesi 42-vjeçar turk Harun Çelik u mor në Shqipëri nga Shërbimi Sekret i Turqisë. Edhe në rastin tonë është ndjekur i njëjti skenar si në Kosovë.

Skandalin e publikojnë vetëm mediat turke. CNN Turk shkruan se “terroristi i FETO i arratisur u soll në Turqi nga Shqipëria në një operacion të MTI (Organizata Kombëtare e Inteligjencës)”.
CNN Turk shkruan se Çelik u ndoq nga pas nga mbështetës të tij të cilët i bënin thirrje që të bënte sikur i binte të fikët për të vonuar ekstradimin”.

Mediat turke përmendin edhe burgimin e tij për 5 muaj në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.
Edhe “Haber” shkruan se organizata FETO u përpoq ta pengonte ekstradimin e Çelik, por nuk ia doli dot. Edhe kjo media flet për përfshirjen e Shërbimit Sekret të Turqisë në operacion.
Pyetja është se mbi cilën bazë ligjore një shërbim sekret i huaj mund të veprojë lirisht në vendin tonë? Policia shqiptare tha nëpërmjet zëdhënësit se ishte zbatuar ligji për të huajt, por avokati i turkut 42-vjeçar i konfirmoi Zërit të Amerikës se autoritetet tona nuk kanë pranuar të shyrtojnë kërkesën për azil politik.
Edhe në rast të refuzimit zyrtar ai kishte të drejtën e apelimit në Gjykatën Administrative, por askush nuk priti për këto procedura. Sapo doli nga burgu, turku iu dorëzua shërbimeve sekrete turke dhe u nis për në vendin e tij edhe pse atje i rrezikohet jeta.
Zyra e kryeministrit Rama tha se nuk kishte lidhje me këtë çështje, por nuk bën komente për shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga rezolutat ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?