Socialisti Musa Ulqini: Ligjin e mediave e ndryshuam mbrëmë vonë

Deputeti i PS, Musa Ulqini, i ftuar në Report Tv, tha se dje në mbrëmje në komisionet parlamentare kanë bërë ndryshime në draft që reflektojnë shqetësimet e gazetarëve por edhe të organizatave ndërkombëtare. Sipas tij, asnjë portal nuk do të mbyllet pa një vendim gjykate.
“Ne ja garantojmë qytetarit, edhe portalit, të drejtën që e fundit për të gjitha cështjet të jetë gjykata. as Këshilli i Ankesave, as AMA, por gjykata. Ne e kemi garantuar këtë të drejtë. Zonja në fjalë nuk e ka lexuar cfarë kemi bërë ne mbrëmë, sepse akoma nuk ka dalë drafti i rregulluar. Ky shqetësim është reflektuar në mënyrë të qartë. Unë flas me përgjegjshmëri se jam relator i çështjes. Shqetësimi i parë ishte që gjykata nuk është e pranishme dhe vendimet e bordit të AMA-s dhe Këshillit të Ankesave nuk shkonin në gjykatë. Ky shqetësim është forcuar dhe reflektuar në projekt”, tha Ulqini, duke pasur një reagim edhe për deklaratën e komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut që sot i bëri thirrje parlamentit të tërheqë draftin dhe të bëjë ndryshimet pasi në versionin e tanishëm cënon lirinë e të shprehurit.
“Ne nuk mund të kishim drafte të ndryshëm. Të gjithë faktorët i kemi ftuar në diskutimet tona në parlament. Të gjithë kanë rënë dakord që violinë e parë të jetë OSBE”, tha Ulqini.
Ai shtoi se “në projekt ka qenë e përcaktuar vetëm për tre çështje, që po lexohen, që të bllokojnë internetin, nga 3 milionë çështje. Ne nuk jemi Koreja e Veriut, as Kina, as Venezuela…heqjen e përmbajtjes jo më vonë se 60 minuta, kur dyshohet se nxit, pornografi, terrorizëm dhe sigurinë kombëtare. I heq shkrimin dhe nuk mbyllet portali”, u shpreh Musa Ulqini.
Portalet do të duhet të regjistrohen me detyrim tek AKEP-i, dhe jo më me dëshirë siç muajt e fundit ishte bërë një thirrje nga ky institucion. Tek AKEP merr një licencë tha Ulqini, duke sqaruar se “ligji i detyron të gjithë të regjistrohen dhe se nuk ka lidhje me rrjetet sociale, por vetëm me portalet.
Sipas tij, një herë në vit, drejtuesit e portaleve, duhet të dorëzojnë një raport se nga i kanë marrë paratë, dhe si i kanë shpenzuar. Sa i përket vendosjes së gjobave ndaj portaleve në rast të shkeljeve, Musa Ulqini tha se vlera maksimale është ulur nga 10 milionë lekë të vjetra që ishte në draftin e pandryshuar, në 4 milionë lekë të vjetra, maksimumi. “Shqetësimi për gjobat e larta është i drejtë. Komisioni me propozim të Ikonomit dhe timin, në respekt të parimit të proporcionalitetin për portalet, nuk mund të gjykohet një portal me 5 veta si një televizion kombëtar. Kur flitet për gjobat propozuam që gjobat për portalet të mos jenë të njëjta si për radiot dhe televizionet, nga 10 milionë të vjetra, u zbrit në 4 milionë të vjetra, nis nga 100 mijë deri në 4 milionë lekë maksimumi. Ligji nuk bëhet për të bllokuar, por për të rregulluar. Reklamat që thithin portalet me televizionet, radiot nuk është i njëjtë. Sipas pronarëve të portaleve nuk duhet të ketë fare gjoba, por ne nuk bëjmë një ligj në favor t ënjë grupi, por në favor të së drejtës”, tha Ulqini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?