FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot protesta para Parlamentit, kontrolle dhe bllokime policore

Në ora 10.00 sot fillon protesta e opozitës para sallës ku zhvillon punimet parlamenti. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka bërë thirrje popullit që të mblidhet pas vendimit dhe firmosjes së djegies së mandatit të deputetit nga krejt opozita. Parlamenti, sipas opozitës, si vend krimi duke prodhuar një qeveri të bandave dhe korrupsionit ka vdekur ndaj duhen zgjedhje të reja parlamentare me një kryeministër tjetër dhe qeveri tranzitore.

Sot njoftohet nga disa rrethe prej PD dhe LSI se policia po ushtron kontroll dhe po bllokon e gjobit mjetet që po sjellin protestues në Tiranë. Natyrisht që kontrollet për elementët e dyshimtë apo me prirje kriminale është ligjore kontrolli dhe ndalimi. Por jo kur ndalohen si presion politik nga policia apo gjobitje vetëm se sjellin protestues.

Terrori, urdhëruar nga kryeministri, duke bllokuar ardhjen e sa më shumë njerëzve në protestë tregon frikën e pushtetit nga vala e protestave popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?