Sot protestë në SHBA kundër qeverisë së Edi Ramës

Jo vetëm përpara Kuvendit të Shqipërisë po protestohet. Shqiptarët në SHBA, do të protestojnë sot kundër qeverisjes së Edi Ramës. Sot në orën 17:00 me kohën e Nju Jorkut, shqiptarët do të dalin përballë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në protestën e tyre kundër qeverisjes dhe që mbështet opozitën. Një grup të rinjësh ish-të presekutuar gjatë regjimit komunist, mësohet se do të dalin në protestë për të mbështetur opozitën në Shqipëri, të paktën kështu thuhet në një thirrje e cila është publikuar në rrjetet sociale.

Opinion nga Agustin MIRAKAJ/Nju Jork/

Opozita kreu detyrën e ngarkuar nga sovrani. Djegia e mandateve është mundësi për ndryshim. Shqipëria meriton ditë më të bukura. Shqiptarët sot janë të bindur se me qeverisjen e socialisteve kanë vetëm terr “errësirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër pritet një levizje mbarë shqiptare si në Shqipëri ashtu dhe në Diasporë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja shpresë për shqiptarët që mos të largohen më nga Atdheu është ndryshimi rrënjësor i politikës nga bandat dhe krimi i organizuar, mafia dhe korrupsioni. Qeveria Rama nuk ka të bëjë me drejtësinë, nuk ka të bëjë me barazinë, nuk ka të bëjë me heqjen e varfërisë, ai manifeston staturën e tiranit.

Rama do pushtet vetëm për klasën sunduese. Do të bëjnë gjithçka që dëshiron. Kush fiton dhe kush humbet, kush është dhe nuk kush është, fallsifikon me fake news çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, shkaterron dhe varfëron.

Përparon nën flamurin e progresit, por në fund ofron vetëm kolerën e korrupsionit.

Eshtë koha për ndryshim. Dil e Protesto edhe ti!

Rroftë Kombi Shqiptar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?