Spahiu: Djegia e mandateve precedent pozitiv
Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se djegia e mandateve është një precedent pozitiv. I ftuar në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Spahiu tha se çdo mazhorance duhet t’i bëhet presion, derisa zgjedhjet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët.
‘Fjalën precedent e kam dëgjuar dhe do ta dëgjojmë në vazhdim sidomos edhe nga të huaj. As edhe i trembem kësaj situate, mund të ndodhe edhe në raste të tjera, them se është një precedent pozitiv. Nëse opozita e nesërme ka fakte të tilla si këto që kemi sot, priten edhe të tjera si dosja 339, që dëgjojmë nga implikime deputetësh, kryetar bashkish, normal prap të ndodhë derisa të kemi nivel të zgjedhjeve të pranueshme nga të gjitha palët. Pra çdo mazhorance i bëhet presion që të ketë kujdes me zgjedhjet.
Marrëdhënia veçanërisht me Edi Ramën, ka qenë një marrëdhënie aspak konstruktive. Njeri arrogant, që nuk merr parasysh asnjë kërkesë sidomos ato të opozitës. Një person që që në fillimet e veta Parlamentin ka dashur të vërë nën këmbët e veta dhe e ka vënë. Kështu që them se prania e opozitës në Parlament ka qenë fiktive edhe në mjaft raste nga media të shumta është përdorur si avantazh i Ramës në këtë marrëdhënie shumicë-opozitë. Kështu që ajo pjesëmarrje ka qenë fiktive’, deklaroi Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

