Spahiu: Për shokun Knut! Të rrijë pa merak …

Përparim Spahiu, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit ashtu si të gjithë kolegët e opozitës së bashkuar ka dalë në një reagim të ashpër kundër raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein.

Spahiu i nxitur nga deklaratat e Fleckenstein, i cili bënte thirrje që opozita të ushtronte funksionin në parlament dhe se djegia e mandateve ishte nuk ishte rruga e duhur, shkruan se:Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale dhe ai nuk foli asnjë fjalë.

“Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.”- shkruan më tej Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shokun Knut! Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.

Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale. Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.

Tani, në fund të mandatit të tij, e falënderojmë për kontributin e pasuksesshëm. BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?