Spahiu: Rilindja na mësoi vetëm diçka, si të vjedhë

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se shteti ka dështuar totalisht në realizimin e të ardhurave.

“Rilindja vetëm diçka mësoi dhe bëri e po bën shumë mirë, si të vjedhë, madje edhe kur të ketë ikur nga pushteti”, shkruan ish-deputeti i LSI.

Postimi i plotë i Spahiut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti i kërbaçit ndaj biznesit, shteti që mendon se taksat mblidhen me policë, ku dhe Ministren e Financave e nxjerr rrugëve të kontrollojë kuponin tatimor, dështon plotësisht në realizimin e të ardhurave.

Swiss Digital Mobile Reklama

32.8% është rënia e të ardhurave nga TVSH në muajin Gusht krahasuar me një vit më parë. Edhe në korrik tkurrja ishte e fortë prej 30%, duke i bërë këto dy muaj me ecurinë më negative të të gjithë vitit.

Ky është treguesi direkt i rënies së konsumit, ku në fakt duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta, Korriku dhe Gushti duhet të ishin muajt me të ardhurat më të larta, pasi është periudha e rritjes se konsumit. Gjithkush nxjer nga xhepat çka kursyer gjatë vitit për disa ditë pushime.

Ky fakt tregon se Rilindja Urbane është dështimi më spektakolar i investimeve direkte që një qeveri mund të bëjë. Miliarda lekë të çuara dëm në sheshe e trotuare që nuk prodhojnë asgjë.

Rilindja vetëm diçka mësoi dhe bëri e po bën shumë mirë, si të vjedhë, madje edhe kur të ketë ikur nga pushteti.

Xhamëm na e paralajmëruan herët, kur një ministër aktual, do të deklaronte përpara se te vinte në pushtet, se do të vidhnin ndryshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?