Spaho: Opozita dhe PD-ja, të vetmet forca që mund t’i kundërvihen Ramës dhe Rilindjes
I nxitur nga një deklaratë e gazetarit Bejto Malo, i cili thekson se protesta e 16 shkurtit është shansi i fundit i opozitës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se Opozita dhe PD-ja janë të vetmet forca që mund ti kundërvihen Ramës dhe Rilindjes, dhe kus thotë të kundërtën, sipas Spahos, bën lojën e Ramës.
Në vijim të reagimit të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së shprehet se Opozita i ka fituar të gjithë betejat politike këto 6 vite. Çdo çështje duke filluar nga dekriminalizimi, reforma në drejtësi, vetingu, manipulimi i zgjedhjeve, kanabizimi, lidhjet me krimin e organizuar kanë vërtetuar drejtësinë e qëndrimeve të PD-së.
“Jo z. Malo nuk është shansi i fundit i opozitës, por shansi yt që të ngrihesh dhe protestosh kundër Ramës. Opozita dhe PD janë të vetmet forca që mund ti kundërvihen Ramës dhe Rilindjes. Kush thotë ndryshe bën lojën e Ramës. PD është reformuar dhe ka ndryshuar që nga viti 2013, është e vetmja forcë që bën zgjedhje brenda saj me parimin “Një anëtar një votë”; ka ekip drejtues ku askush nuk akuzohet për korrupsion, apo lidhje me krimin, si dhe i ka paraqitur qytetarëve një program me këmbë në tokë se si mund të zhvillohet ekonomia dhe hapen vende pune.
Opozita ka ftuar qytetarët të çohen dhe protestojnë për veten e tyre, që kur ata të votojnë, zgjedhjet të mos vidhen. Opozita i ka fituar të gjithë betejat politike këto 6 vite. Çdo çështje duke filluar nga dekriminalizimi, reforma në drejtësi, vetingu, manipulimi i zgjedhjeve, kanabizimi, lidhjet me krimin e organizuar kanë vërtetuar drejtësinë e qëndrimeve të PD-së. Opozita nuk ka taborre ushtarake që t’i vendosë para Kryeministrisë, por i bën thirrje popullit që të ngrihet dhe protestojë për të drejtat e tij. Ju që flisni në emër të publikut duhet të merrni anën e qytetarëve dhe t’u bëni thirrje të dalin në protestë, dhe jo ti shkurajoni me sofizma të tilla që opozita nuk “frymëzon”. Po kush frymëzon, sipas jush, Edi Rama dhe Rilindja? Sa keq!”- shton më tej kreu i ligjvënësve demokratë, Edmond Spaho.
/H.M – Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

