Spaho për ”KJ”: Votimi i 30 qershorit vërtetoi 3 çështje kryesore
Votimet njëpartiake të 30 qershorit u mbyllën dhe procesi i numërimit të votave të PS-së nga vetë PS-ja po shkon drejt fundit. Si e sheh këtë situatë PD-ja? Si do të jetë aksioni i opozitës në ditët në vijim? Për të marrë përgjigjet e këtyre pyetje, ”Koha Jonë” kontaktoi me nënkryetarin e PD-së, Edmond Spahon. Duke mbajtur diskret aksionin opozitar, Spaho thotë se votimet e djeshme megjithëse ishin moniste dhe të kontrolluara tërësisht nga Rilindja, vërtetuan së paku tre gjëra. Ai thotë se me Ramën nuk ka zgjedhje. ”Rama u refuzua masivisht nga qytetarët. Pjesëmarrja e ulët historike nuk kaloi 15%. Opozita është maxhoranca e vërtetë e vendit”.
Deklarata e plotë e Spahos për ”Koha Jonë”
1-Rama u refuzua masivisht nga qytetarët. Pjesëmarrja e ulët historike nuk kaloi 15%. Opozita është maxhoranca e vërtetë e vendit.
2-Votimet u manipuluan masivisht nga ata që organizuan dhe administruan zgjedhjet. Në momentin që flasim janë bërë publike manipulime në 12 bashki ku votat për kandidatët e Rilindjes janë më shumë se votat gjithsej në kuti. Raste të tjera do ketë më pas.
3-Me Ramën nuk ka zgjedhje. Ai veç vjedh dhe manipulon. Koha të ikë.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

